English

Ministrat e Jashtëm të BE, sot takim për heqjen e vizave ndaj Ballkanit

Luksemburg, 15 qershor, NOA - Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sot në Luksemburg do të bisedojnë për liberalizimin e regjimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat i kanë plotësuar kushtet e nevojshme.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave BE do të prezantohet raporti i Komisionit Evropian, në të cilin theksohen vlerësimet për përparimin për çdo vend të Ballkanit Perëndimor.

Tani për tani ende është e pasigurt sa vende të Ballkanit Perëndimor nga viti i ardhshëm do të jenë në listën e bardhë të Shengenit, por pothuajse është e sigurt se këto do të jenë Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi.

Edhe pse vetëm këto tri vende kanë plotësuar numër më të madh të kushteve, në deklaratën e shefave të diplomacive të BE-së do të përmenden Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina, të cilat duhet ende shumë të bëjnë që të jenë në listën e bardhë të Shengenit.

Shefat e diplomacive të BE-së në Luksemburg do t'i bëjnë thirrje Komisionit Evopian që sa më shpejt ta bëjë propozimin për heqjen e regjimit të vizave ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

KE-ja në raportin preliminar për liberalizimin e vizave, vlerësoi se Maqedonia është më e avancuara nga vendet e rajonit. Shkupi pret që heqja e barrierës së vizave Shengen për qytetarët e Maqedonisë të ndodh nga fillimi i vitit të ardhshëm.

NOA-INA

KOMENTE