English

Papajani sfidon: Nuk jemi në krizë

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 15 qershor NOA - Në kulmin e fushatës elektorale dhe mes debatesh të forta të ekspertëve se Shqipëria është në krizë, drejtori i përgjithshëm i tatimeve Artur Papajani ka dhënë një mesazh të qartë.

"Administratat tatimore është tërësisht e ftohtë ndaj temperaturave të larta për shkak të motit por edhe për shkak të fushatës zgjedhore". Sipas tij në 5 muajt e parë të vitit tatimet mblodhën 66 miliard lekë, që do të thotë 6.6 miliard më shumë se një vite më parë, ose 103 % krahasuar me planin që i ka vënë ministria e Financave.

Papajani konfirmoi faktin se administrata tatimore nuk është e prekur as nga kriza dhe as nga fushata zgjedhore. Në të njëjtin mendim ka qenë edhe Fondi Monetarë Ndërkombëtarë.

Gjatë një takimi me krerët e tatimeve të rajonit në Washington, FMN ka vlerësuar pozitivisht administratën tatimore për performancën e saj. Megjithatë FMN evidentoi disa pika të dobëta, për të cilat kërkoi që qeveria shqiptare t'i përmirësojë.

FMN ka kërkuar reformim të thellë të tatimeve në vend, dukë e vënë theksin kryesisht tek mbikëqyrja më e madhe ndaj drejtorisë së biznesit VIP. Në Shqipëri numërohen rreth 700 biznese VIP, të cilët përbëjnë 50 % të të ardhurave në tërësi.

Ndaj sipas fondit vëmendja duhet të përqendrohet tek kjo kategori.

Por administrata tatimore ka marrë garancinë nga FMN, se kjo e fundit do të vijojë të mbështesë vendin tonë në projekte konkrete. Misioni i parë që do të vijë do të fokusohet pikërisht tek drejtoria e tatimpaguesve të mëdhenj.

r.l/NOA

KOMENTE