Elbasan, 15 qershor NOA - Ministri i Punëve të Jashtme, Lulëzim Basha, ka qenë sot në fshatin Mollas të Elbasanit kur u ka bërë të ditur banorëve të këtij fshati se, së shpejti nis shtrimi i rrugës nga Klosi deri ne Mollas për të vijuar në Selitë e për tu lidhur me pas me rrugën nacionale.
Gjithashtu, Basha ka bërë të ditur se qeveria  do të subvencionojë prodhimet, naftën dhe inputet për sipërfaqen e mbjellë në bashkëbisedim me banorë dhe tregtarë.
 "Prioritet tjetër madhore është 24 ore ujë. Dritat i sollëm, uji është tani. Dikush ka pus, dikush nuk ka. Ujë 24 orë për çdo shtëpi është prioriteti ynë. Është hapur tenderi për segmentin nga Klosi deri në qendër të Mollasit dhe kjo rrugë do të asfaltohet sipas parametrave optimal. Jo vetëm kaq, premtimi ynë është që brenda 12 muajve nga Mollasi do ta çojmë deri në Selitë rrugën e asfaltuar dhe pjesë e këtij projekti do të jetë riasfaltimi deri në Gostim ku lidhet dhe me rrugën nacionale" tha Basha.
k.k/NOAÂ
Â