Buenos Ajres, 15 qershor, NOA - I prodhonte vetë paratë false në shtëpi dhe me to, tentonte të paguante gjërat që blinte nëpër dyqanet rreth saj.
Por një shitës e ka diktuar marifetin e falsifikatorit, duke e denoncuar direkt në polici.
Më pas, gjykata e ka marrë në shqyrtim çështjen e tij, nën akuzën e falsifikimit të parave, duke prodhuar vetë në shtëpi shumë të tilla, që nuk dallonin shumë nga paratë e vërteta.
Falsifikatori ishte një argjentinas, banues në Buenos Aires, megjithatë është lënë i lirë nga gjykata, edhe për faktin se sasia e parave që ai kishte vënë në përdorim nuk ishte shumë e madhe.
Ai kishte mundur që të shkëmbente vetëm disa kartmonedha prej 100 pesos, të cilat janë të barabarta vetëm me 20 euro dhe për një shumë të tillë gjykatësi nuk e ka dënuar falsifikatorin, duke i dhënë atij një shans të dytë.
n.e/NOA