English

Shuhet jeta e një vajze, mbytet në lumin Erzen

Tiranë, 15 qershor NOA - Një vajzë e mitur ka gjetur fund tragjik pasi është mbytur pranë vendbanimit në një fshat pranë Tiranës.

Burime zyrtare nga Komisariati i Policisë Nr. 1, thanë sot për agjencinë e lajmeve NOA se ngjarja ndodhi dje në orën 17.00, afër fshatit Ibë, në lumin Erzen, ku është mbytur 14-vjeçarja Ygerta Murati.

Adoleshentja, banuese në Ibë, ka qenë duke u larë në lumin Erzen kur edhe është mbytur, në rrethana që policia tha se po punon për t'i zbardhur plotësisht.

e.l/NOA

KOMENTE