Tiranë, 15 qershor, NOA, Update - Ishte sot dita e fundit e parashikuar nga qeveria shqiptare për procesin e aplikimit mbi paisjen me karta identiteti.
Ministria e Brendshme bën të ditur se procesi për aplikimin për paisjen me letërnjoftimin elektronik do të vaxhdojë dhe për tre ditë të tjera.
Ky vendim bëhet publik nga Ministri i Brendshëm Nishani, duke theksuar se kjo shtyrje bëhet për ti dhënë dhe një mundësi tjetër qytetarëve pa pasaportë për të aplikuar për kartat e identitetit. Ky proces do të mbyllet më 18 qershor.