English

Xhemjs adoleshenti godet në Kombinat, plaçkit në rrugë një grua

Tiranë, 15 qershor NOA - Është vetëm 16 vjeç por në vend që t'i gëzohet viteve të bukura të adoleshencës së saponisur, ka vendosur t'i hyjë rrugës së guximshme të grabitjes.

Xhejms Lavdërim Xhezaj, 16 vjeç, banues në Kombinat, është identifikuar nga policai e Tiranës, si autor i një grabitjeje të ndodhur mbrëmë në orën 21.30, në rrugën "Ll. Bonata".

Policia e Komisariatit nr 6 konfirmoi sot për agjencinë e lajmeve NOA se në orën 02.20 të mëngjesit, u kryer arrestimi në flagrancë i Xhejmsit 16-vjeçar, pak orë pas "kapjes së trofeut" nga gruaja e pambrojtur.

"Të dyshuarit iu kap në flagrancë një çantë, në të cilën kishte një celular "Nokia", 800 lekë dhe një palë syze dielli, që u bllokuan me cilësinë e provës materiale, të cilat ia kishte vjedhur gruas 65-vjeçare Lumturi L., banuese në Kombinat", - konfirmoi policia.

e.l/NOA

KOMENTE