Tiranë, 16 qershor, NOA - Forcat policore të Tiranës kanë arrestuar në flagrancë 33-vjeçarin Artur Pjetri, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, pasi dyshohet të jetë autor i një aksidenti rrugor.
Sipas të dhënave policore, duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen", me targa TR 6377 R, në rrugën "Xhorxh Bush", pranë kryqëzimit me rrugën "Murat Toptani", ai është përplasur me çiklomotorin "Piagio", që drejtohej nga drejtuar nga shtetasi Valer Kostandin Kullagini, 47 - vjeç, i cili është aksidentuar rëndë dhe aktualisht ndodhet nën kontrollin mjekësor në Spitalin Ushtarak Tiranë.
U kryen veprimet hetimore dhe proceduriale, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penalë të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal. n.e/NOA