English

Atletika shqiptare përjashtohet nga Kampionati Evropian, shkak presidentët e ndryshëm

Tiranë, 16 qershor, NOA - Federata e Atletikës Shqiptare është përzënë nga garat e vlefshme për kampionatin evropian.

Shkak për këtë është bërë situata e paqartë që ekziston me krerët drejtues të përfaqësueses shqiptare të atletikës.

Sipas të dhënave, sportistët e ekipit shqiptar nga ana e tyre njohin si president Gjok Uldedajn, ndërsa Gjykata e Lozanës njeh Gjergj Rulin si president.

Bëhet e ditur se kjo situatë do të lërë Federatën shqiptare të Atletikës edhe jashtë garave të Kampionatit Botëror.

n.e/NOA

KOMENTE