English

Berisha inauguron rrugën Maminas-Gjiri i Lalzit: Rruga sjell në treg të gjithë këtë zonë

Durrës, 16 qershor NOA - Kryeministri, Sali Berisha inauguroi sot rrugën Maminas-Gjiri i Lalzit.

Kryeministri u shpreh se rruga është një premtim i mbajtur i qeverisë shqiptare dhe se ndërtimi i saj ishte një domosdoshmëri, në kuadrin e ndërtimit të të gjitha rrugëve që zbresin drejt bregdetit.

Berisha shtoi se kjo rrugë mundëson daljen e zonave përreth më lehtësisht në treg.

"Sapo inauguruam një rrugë prej rreth 23 km dhe me një investim prej 1,03 miliard lekë. Kjo rrugë sjell në treg të gjithë këtë zonë, nga Gjiri i Lalzit që është një nga plazhet me te bukura, por edhe tërë këtë zonë të fuqishme bujqësore dhe industriale. Ky është një premtim i mbajtur. Rruga është e standardeve më të mira ndërkombëtare. Ndërtimi i kësaj rruge ishte një domosdoshmëri në kuadrin e ndërtimit të gjitha rrugëve që zbresin drejt bregdetit." tha kryeministri Berisha.

k.k/NOA

KOMENTE