English

Iran, vendimi i Këshillit të Mbikëqyrësve: Të ribëhet numërimi i votave

Teheran, 16 qershor, NOA - Këshilli i Mbikëqyrësve në Iran ka marrë vendimin për rinisjen e procesit të numërimit të votave edhe një herë nga e para.

Ky vendim është kushtëzuar nga fakti që shtatë persona kanë vdekur dhe me dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë protestave të djeshme në Teheran rreth rizgjedhjes së presidentit Ahamdinexhad.

Lajmi bëhet i ditur nga radioja shtetërore iraniane, e cila duke iu është referuar burimeve zyrtare të cilat pohojnë se vdekjet kishin ndodhur kur disa "gangsterë" kishin sulmuar një pikë ushtarake.

Nga ana e tij, Ajatollah Ali Khameni i ka kërkuar Këshillit të Mbikqyrësve të verifikojë akuzat për parregullsi ose manipulime në zgjedhjet në Iran

Pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale në Iran, udhëheqësi më i lartë i vendit Ajatollah Ali Khameni, i cili ka fjalën e fundit në çdo çështje në këtë vend, i bëri njëkohësisht thirrje reformatorit dhe humbësit të zgjedhësve, Mir Husein Musavi, t'i paraqesë kundërshtimet e tij në rrugë ligjore dhe t'i zgjidhë gjërat në qetësi.

Sipas një njoftimi të agjencisë iraniane të lajmeve ISNA Musavi-së do t'i jepet nesër mundësi për t'i paraqitur akuzat e tij për manipulime zgjedhore para Këshillit kompetent të Mbikqyrësve.

Për shkak të gjendjes së tendosur në Teheran, Musavi e anuloi mitingun e protestës të planifikuar për sot.

Ndërsa disa media raportojnë se lideri reformator është arrestuar nga forcat policore.

n.e/NOA

KOMENTE