Uashington, 16 qershor, NOA - Numri total i personave të prekur nga virusi A (H1N1), i njohur si gripi i derrit, ka arritur në 35,928 vetë nga 76 vende të ndryshme të botës, ndërkohë që Shqipëria nuk përfshihet në këtë hartë.
Po sipas OBSH-së, numri i vdekjeve nga virusi A (H1N1) ka arritur në 163 deri tani në mbarë botën.
Ky është raportimi më i fundit i Organizatës Botërore e Shëndetësisë mbi sëmundjen në fjalë, i cili krahasuar me atë të bërë para pak ditësh, ka shtuar në hartën e tij edhe dy vende të reja.
Ky shtim i rasteve, e ka detyruar OBSH-në të rrisë disa ditë më parë shkallën e pandemisë në 6, që është dhe shkalla më e lartë që përdoret në raste të tilla.
Meksika, vendi ku dhe u shfaq rasti i parë me virusin A (H1N1), është dhe më i prekuri, me 108 vdekje. Ndërkohë, numri i të prekurve nga ky virus në Meksikë në total arrin  6241.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar deri tani 17855 raste në total, nga të cilat 45 vdekje.
Ndërkohë, vihet re përhapje në Australi me 1823 raste të konfirmuara (deri tani nuk ka asnjë vdekje), nga të cilat 221 raste të reja.Â
n.e/NOA