Shijak, 16 qershor NOA - Kandidati për deputet në Qarkun e Durrësit, Blendi Klosi, është takuar sot me të rinjtë e Shijakut, për ti siguruar se me fitoren në zgjedhje, Partia Socialiste do ti kushtoj vëmendje të veçantë punësimit të të rinjve.
Sipas Klosit, kjo qeveri në ikje, e pati drejtimin e saj, në pasurimin e familjes dhe oborrtarëve të kryeministrit.
"Më 28 qershor të rinjtë e Shijakut, si të rinjtë e gjithë Shqipërisë, duhet ta kenë të qartë ndarjen midis dy modeleve, modelin e njeriut të punës, të përfaqësuar nga Edi Rama, modelin e njeriut të ndryshimit, të përfaqësuar nga Edi Rama dhe modelin e plakur, modelin e lodhur, modelin gënjeshtar, të përfaqësuar nga Sali Berisha. Më 28 qershor të zgjedhim modelin e punës, modelin e Edi Ramës. Dhe duhet t'i themi ndal gënjeshtrës, të përfaqësuar më së miri nga Sali Berisha, i cili përpara interesit të të gjithë fëmijëve shqiptarë ka vënë interesat e fëmijëve të tij. Sepse Sali Berisha erdhi në pushtet përpara 4 vjetësh me qëllimin e tij të vetëm që të pasuronte familjen e tij" tha Klosi.
k.k/NOA