Tiranë, 16 qershor NOA - Â Anëtarja e Kryesisë së Partisë Socialiste, Lindita Nikolla me anë të një deklarate u ka bërë thirrje sot qytetarëve, në emër të kësaj partie, që të aplikojnë për kartat e identiteti.
"PS, u bën thirrje qytetarëve të aplikojnë sa më parë për të garantuar të drejtën e votës. Sot, kur mbeten edhe vetëm dy ditë nga përfundimi i afatit për të aplikuar për letërnjoftimin elektronik, Partia Socialiste i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, pa pasaportë, të aplikojnë një orë e më parë, duke siguruar kështu të drejtën për të votuar në zgjedhjet e 28 qershorit" tha Nikolli.
"Në të njëjtën kohë, dëshirojmë t'u kujtojmë të gjithë qytetarëve të cilët kanë aplikuar, por nuk e kanë tërhequr letërnjoftimin elektronik, të paraqiten sa më parë në sportelet e shërbimit, për të tërhequr këtë dokument, i cili i lejon të votojnë në zgjedhjet e 28 qershorit" shtoi më tej anëtarja e kryesisë së PS.
Sipas saj, Partia Socialiste shpreh shqetësim për parregullsitë e vërejtura në listat e votuesve, ndaj fton të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç të kontrollojnë të dhënat e tyre në listat e votimit dhe të raportojnë çdo parregullsi të vërejtur.
k.k/NOA