Tiranë, 16 qershor NOA - Kandidatja deputete e Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka dhënë një deklaratë sot me anë të së cilës u shpreh se Berisha dështoi me vizat.
"Bashkimi Evropian i vuri vizën Shqipërisë për shkak të Berishës, që na la jashtë paketës së fundit të liberalizimit ku hyri dhe Serbia. Pas kësaj ne do ta kemi po aq të vështirë të hyjmë në Maqedoni sa ç'e kemi sot të shkojmë në Itali e Greqi. Ky dështim i turpshëm duhet dënuar me votë" tha Spiropali.
"Edi Rama e Partia Socialiste angazhohen që vitin e ardhshëm t'i heqin kufijtë me BE për të gjithë shqiptarët, të cilët meritojnë më shumë se një kryeministër gënjeshtar dhe një ministër të jashtëm papagall të kryeministrit" shtoi më tej ajo.
k.k/NOA