English

Pse do të votoja për Sali Berishën

Nga Hamdi Dega, Nju Jork

Për agjencinë e Lajmeve NOA

Janë të paktë gazetarët, a komentatorët, a analistët shqiptarë që kanë shkruar me shume se une kunder Sali Berishes. Nuk jam aspak i penduar as kam ndermend te bej ndonje autokritike ala enveriste- lejfeniste per çfarë kam shkruar. As jam paguar, as jam superbly, as jam dekoruar per çfarë kam shkruar….

Arsyeja eshte krejt e thjeshte. Asnjehere nuk kam pranuar dhe aq me pak do te pranoj ne te ardhmen te jem mercenar i mendimit te paguar ose perfitimeve te para- kalkuluara politike.As jam shitur e as do te shitem. Kane qene mendime krejt te lira. Ka pase raste qe kam pasur te drejte. Ka pase raste qe ka folur me shume pasioni i castit. Ka pase raste qe emocionet kane bere punen e vet si ne cdo qenie njerezore…

Cfare ndodhi me Hamdi Degen qe pikerisht ne kete zagushi elektorale e ne kete kacafytje politike nderron qendrim dhe po i ben nje sherbim vullnetar Sali Berishes?! Çfarë qëndrimi!? Çfarë shërbimi? Asnje dite e asnje cast nuk kam qene anetar i PS-se ose ndonje partie tjeter politike ne Shqipëri.

Pse!?

Diten qe mbahej Kongresi themelues i PS-se vellai im Agim Dega e mori fjalen ne emer te delegateve te Tropojes. "Jemi kunder vendosjes se emrit PS. Eshte nje kozmetike e papranueshme per ne delegatet e Tropojes dhe per mua personalisht…. Ky emer na kujton emrin e Partise Socialiste te Milloshevicit, per cka ne delegatet e Malesise se Gjakoves jemi krejtesisht kunder per shkak te politikes se tij terroriste kundër vëllezërve e motrave shqiptare ne Kosovë… " tha ai.

Po prisja qe salla te duartrokiste atdhetarinë tropojane…. Krejt e kundërta ndodhi. Nga salla shpërtheu histeria bolshevike internacionaliste proletare e gardës se vjetër komuniste. Aq e eger dhe barbare ishte ajo sa megjithëse ne mikrofon e mbuloi, e mbyti fare zerin e tim vellai. Pak perpara e njejta gje kishte ndodhur me korifeun e letrave shqipe Dritero Agolli. Prita qe Agimi tua flakte teseren e partise nga tribuna ne fytyre atyre turmave qe kishin lincuar neper plenume e mitingje dhjetra intelektuale e bile edhe ish-liderë të tyre. Nuk e beri … E drejta e tij. "E kisha fituar me pune e ndershmeri jo me histerira barbare" me tha. Ishte e vërteta! E perqafova dhe i thashe shyqyr qe nuk ishte gjalle qoftëlargu se do te kishe përfunduar si Mehmet Shehu!

Midis Berishes dhe Fatosit

Nese eshte krejt e vertete se e kam kritikuar Sali Berishen eshte po aq e vërtetë që po aq ne mos me shume e kam kritikuar edhe "liderin historik" te PS-se Fatos Nano dhe stanin e tij te korruptuar. Artikujt "Enough it's enough" ne gazetën "Koha Jonë" per "Zeusin shqiptar me kembe te Tirane e koke ne Athinë...", janë të freskët për kujtesën e çdo njeriu qe lexon keto rrjeshta. Koha me dha te drejte dhe dhashe nje kontribut modest per demokracinë shqiptare. Jam krenar dhe nuk lëviz asnjë presje ne vlerësimet e mia qe ishin fakte te gjalla pa asnjë pasion e emocion.

Një e vërtetë absolute

Kam 35 vjet qe e ndjek nga shume larg, por edhe nga shume afër politiken shqiptare…. Ajo ka ndryshuar rrënjësisht. Këtij ndryshimi nuk i shpëton asnjë shqiptar sado afër apo sado larg qofte. Secili ka te drejte te ndryshoje… Vetëm një gjë është absolute ne këtë Bote: çdo gjë është relative ! Sot pas 19 vjetesh demokraci ne Shqipëri deklaroj votën time hapur per Sali Berishën ….

Pse!? Se pari Sali Berisha është lideri politik me atdhetar ne Shqipëri. Ai e filloi karrierën e tij nga hiçi. Biri i dy malësorëve pa asnjë mbështetje, qe për pak e lanë pa shkolle për shkak te "kleçkave" ne biografi, arriti te përfundoje shkëlqyer Universitetin, arriti te emërohej pedagog e mjek njëkohësisht … e deri-deri edhe te specializohej ne Paris…. Arriti te mësojë gjuhe te huaja dhe te shkëlqejë ne kardiologji. Arriti te beje realitet

enderra qe duke shin te parealizueshme edhe ne ëndërr…

Pasioni me te cilin ai ndiqte zhvillimet ne Kosovë, përkushtimi ndaj çështjes se Kosovës qe kur ishte mjek i thjeshte eshte shembullor. Akoma e kam te fresket ne sy, ne mendje, ne shpirt kur ne shtepine e mikut te tij dhe bashkevendasit tone Mehmet Elezi korrektoi komentin tim per planin famekeq te Milloshevicit per serbizimin dhe kolonizimin perfundimtar te Kosovës. Ai koment pati nje jehone te madhe nderkombetare dhe koha vertetoi largepamesine e tij.

Ne kulmin e katrahures ‘97 kur Shqipëria ishte ne flake edhe per shkak edhe te gabimeve foshnjarake te Berishes, ne kohen qe Presidenca ishte e rrethuar dhe pritej te sulmohej nga Caushet, sic me kane treguar dëshmitare okulare, Sali Berisha rroku automatikun dhe nuk e braktisi Shqipërine…

Vendosi te vdiste si hero e jo tua mbathte me te katra nga sytë këmbët, siç do te vepronte pak me shume se nje vit me vone Fatos Nano! Kjo është një prove zjarri, një dëshmi madhore per atdhetarine e Sali Berishes…

Ne kohen e luftes çlirimtare ne Kosovë, kulla e tij ne Vicidol u be baze e sigurte dhe strehe e ngrohte e qindra luftëtarëve per liri te Kosovës. Shume prej tyre rane si heronj ne altarin e lirise dhe pavarësisë se Kosovës.

Vepra me e madhe ne Ballkan dhe…

Vetëm një urë ka ndërtuar Ahmet Zogu ne lumin Mat dhe bile edhe ne kohen e diktaturës e deri sot njihet si "Ura e Zogut"…

Megjithe përpjekjet për ta sabotuar fqinjët tanë te Jugut e te Veriut, Sali Berisha e filloi dhe po e mbaron Rrugën Durrës-Morine, arterien e Kombit shqiptar Shqipëri-Kosovë. U vodh. U shkapërderdh. Sado të jete vjedhur e shkapërderdhur rruga mbetet monument, "investimi me i madh ne Ballkan", siç e dëgjova ne "Euronjuz" para dy ditsh.

E kot nuk thotë populli ku punohet, ku ndërtohet edhe do te shkapërderdhet e vidhet nga pak…. Apo mos valle vodhen me pak Nanot e Gjinushërit, Cacet e Bacet, Malajt e Balajt ne vepra shume me te vogla e tenderë! Po ju tregoj nje ngjarje me një bashkëvendës te Berishës dhe timin ne kohen e diktaturës. E quanin Osman Gega, babai i dy futbollisteve te talentuar Halit e Skënder. Ishte drejtor i Komunales ne Bajram Curri. Nga Komiteti i Partise dhe Komiteti Ekzekutiv i asaj kohe kishin ardhur për te shkarkuar pergjegjesin e nje reparti se gjoja "kishte përvetësuar pasurinë socialiste".

Burimi i akuzave ishte nje rival per postin e tij, me letra anonime, thashetheme e mjete rrethanore te asaj kohe. Ai kishte përgatitur terrenin me premtime edhe për punonjësit qe ngriheshin si me suste duke e akuzuar dhe kërkuar shkarkimin e përgjegjësit. "Jo si e bleu ai televizorin…. Si e bleu lavariçen…. Si e bleu frigoriferin…." E terrci e verrci. "Propozojme shkarkimin e X-it tij dhe zëvendësimin e tij me Y-in..." I deleguari i partisë i kërkon drejtorit mendimin e tij…

...mesazhi i Osman GegësÂ

Osman Gega e merr fjalen dhe shkurt thote "X paska blere televizorin…. lavariçen, frigoriferin. Pra X e paska siguruar artilerinë rëndë që kushton më së shumti… Unë propozoj t'i japim një vërejtje me paralajmërim, por te mos e shkarkojmë sepse po e zëvendësuam me Y-nin, ky do t'ia filloje nga e para vjedhjes dhe reparti e ndërmarrja do te humbasë dyfishin…. Mesazhi është i qarte: pra me mire te votojmë per këta qe tashme jane ngopur se te sjellim te babeziturit e rinj qe do t'i kushtojne popullit e Shqipërisë dyfishin.

Nuk ka shqiptar brenda e jashtë Shqipërisë te sjelle nje fakt korrupsioni ose dallaverjeje financiare te Sali Berishes. Jo vetem kaq. Ne çdo rast qe ai eshte informuar apo ka marre vesh per korrupsion e dallavere ai menjëherë i ka spastruar pa mëdyshje autoret e tyre si ne Dogana, ne KESH, ne Tatime pra ne pikat kyçe ku eshte djersa e mundi i popullit. Persa u perket shpifjeve per vajzën e dhëndrin e tij do t'u thoja akuzuesve te tyre turp e

faqja e zeze per ju se cdo pasuri e tyre eshte e mbuluar tërësisht nga pagat e larta me UNMIK-un e KFOR-in ne Kosovë.

Mos valle djali dhe vajza e tij duhet te rrine papune e te heqin dore nga profesionet e tyre vetem per te kenaqur kundershtaret e tij!? Mos valle femijet e tij duhet te behen fli te "moralit proletar" dhe "dhjete tipareve te komunistit"!????

Te përgojosh djalin e Berishës është po aq e turpshme sa përgojimi i sëmundjes se kapercyer te djalit te Edi Rames… Edhe me e paturpshme është përgojimi i kombësisë së bashkëshortes se tij! Turp e faqja e zeze se Liri Berisha, Balidemaj është nderi i gruas shqiptare ne te gjithë drejtimet ...

Shembull serioziteti

Mund te besh shume kritika e vërejtje per politiken e meparshme dhe te sotme te Sali Berishes. Nuk ka se si ndodhe ndryshe: kush punon edhe gabon. Po askush nuk mund ta akuzoje Sali Berishen per mungese serioziteti. Sa ishte serioz e skrupuloz ne fushen e kardiologjise kur iu fut asaj, aq bile edhe me serioz e tregoi dhe po e tregon vetveten ne fushen e politikes.

Asnje pune ai nuk i futet me dy mendje... Kij inatin por jepi hakun edhe kundërshtarit. Realiteti eshte realitet edhe kur nuk me vjen per hosh mua. Me gjeni nje lider politik me serioz e me punetor se Sali Berishen dje, sot.... Neser ishalla do t'ia kalojne shume te tjere per te miren e Tropojes dhe Shqipërise. " Nuk ka lider me punetor se Sali Berishen" ka deklaruar Euro- Deputetja Doris Pack dhe shume personalitete te tjera evropiane.

Zero tolerance ndaj imoralitetit

Nuk ka asnje lider politik ne Shqipëri sot qe gëzon moralin dhe reputacionin e Sali Berishes . "Ishte I vetmi profesor qe te shikonte si prind, si profesor e jo si laper " me thoshte nje ish- studente e tij e para 25 vjetëve... Gjithë jeta e tij, por edhe paraardhësve te tij dhe krejt families se tij jane eshte shembull morali te larte shqiptar.

Per cdo gje mund te toleroje por kur eshte fjala per moralin toleranca e tij eshte zero, sic e tregoi edhe jo vetem rasti i ish- ministrit te Kultures, Rinise dhe Sporteve Ylli Pango. Berisha e shkarkoi ate brenda kater minutash sapo u transmetua kronika e "Top-

Chanel" "Fiks Fare" Ka shembuj te pafund qe me bëjnë te ndihem krenar per kete bashkëvendës timin, sic e kam deklaruar edhe me pare. Sali Berisha ka nisur projekte te medha per Shqipërine ne Veri e ne Jug, ne Lindje e ne Perendim. Ka marre përsipër barre te medha e te renda qe vetem nje lider punetor, kurajoz, serioz si ai mund t'i çojë deri ne fund.

Sali Berishes i duhen edhe kater vjet qe ti perfundoje ato…. Ndaj vota ime do te jete per Sali Berishen. Ai ngjason mjaft me ish- Presidentin amerikan Xhorxh Bush …. Kur e jep fjalen, qofte edhe mbrapsht po te jete, ai e çon deri ne fund. Ne rastin konkret behet fjale per fjale per se mbari ne dobi e ne sherbim te Shqipërise e popullit te saj.

Kantier i madh ndërtimi

Sali Berisha e ka kthyer Shqipërinë ne një kantier te madh ndërtimi. Vetëm një lider si ai mund tu beje balle ritmeve te larta te punes qe kerkon ky kantier. Sali Berisha eshte pjekur politikisht. Ai ka krijuar nje karizme te spikatur dhe autoritet te padiskutueshëm brenda vendit dhe ne arenën ndërkombëtare. Pranimi i Shqipërisë në NATO, këmbëngulja e tij per futjen e Shqipërisë ne Bashkimin Evropian, vizitat e takimet e shumta ne nivelet me te larta shtetërore e botërore janë një garanci për rritjen e forcimin e autoritetit ndërkombëtar te Shqipërisë.

Sali Berisha është politikani me i mirinformuar për çfarë ndodh jo vetëm brenda, por edhe jashte Shqipërise, jo vetem brenda PD-se, por edhe partive te tjera qofshin ne koalicion, qofshin ne opozite.

Mësimet e demokracisë amerikane

Asnje politikan shqiptar sa Sali Berisha nuk ka mesuar e nxjerre me shume mesime nga nena e demokracise SHBA-se…. Gati te gjithe keshilltaret me te afert te Presidentit te sotem Barak Obama jane nga Ilinoisi, shoke e miq besnike te tij. Mbi 80 perqind e qarqeve drejtuese te superfuqise dhe "Mekes se demokracise" boterore gjate tete vjeteve te fundit ishin nga vendlindja e Bushit, Teksasi…..

Berishes nuk i duhen sahanlepires nga ata qe hane te Berisha e lehin tek Nanoja apo Rama, nga ata qe hane tek Lulashi e lehin tek Marashi, sic thone lekbibasit tane.... Jo ! Ajo eshte pabesi e jo trimeri politike! E kam deklaruar qysh ne qershor te vitit 1992 publikisht se persa kohe pranoj karriken, rrogen e Berishes do ti qendroj besnik deri ne vdekje bukes se femijeve te mi, kontrates dhe fjales se dhene.... Edhe sikur roje garazhi

 te pranoja te ishja! Ka rregulla ne Bradozhnice , themi ne tropojanet.

Themi, por jo gjithnje veprojme ashtu.... Berisha eshte vigjilent dhe nuk i ka shume qejf vithe- dredhjet politike. Deri tani koha i ka dhene te drejte... Vec duhet te ruhet shume nga berrylat shume te gjate dhe gjuhet helmuese te shqiptareve kunder shqiptareve e sidomos te tropojaneve kunder tropojaneve , cka mbetet semundja me e keqe e kesaj treve dhe e Ballkanit ne pergjithesi. Duam te jemi te gjithe bajraktare pa qene as te paret e katundit!

I pakonkurrueshëm...

Sali Berisha ka krijuar nje figure te konsoliduar dhe stabile politike brenda e jashte vendit. Asnje lider politik shqiptar nuk ka staturen e tij sot. Askush as brenda stanit te tij dhe aq me pak ne opozite nuk mund te konkurrojë me të. Ai me te vërtetë e ka nxjerr ne pension politik jo vetem liderin historik te se majtes Fatos Nanon, por edhe krejt opoziten e lideret e saj. Ai sot per sot eshte i pakonkurueshem dhe nxjerr ne nokaut cilindo kundershtar te tij brenda ose jashte PD-se dhe koalicionit te saj.

Me zgjuarsine e tij natyrore dhe taktikat e tij te mencura, me arritjet brenda vendit, por edhe ne arenen nderkombetare Sali Berisha gati e ka kthyer opoziten politike ne nje freskozite per qeverine e tij. Asnje lider tjeter politik ne koalicionin e udhehequr prej tij e aq me pak ne opozite nuk ka reputacionin e autoritetin e tij.

Peshku ne det te djeg tiganin…

Lideret e opozites nuk gjeten gjuhe te përbashkët për te ndare torten e pushtetit pa e fituar ende ate. Ata duhet te mesojne edhe per katër vjet te tjera se politika "Peshku ne det e tigani ne zjarr" te djeg jo vetem tiganin por te harxhin edhe zjarrin.

Llogarisni cfare do te ndodhte me ta po te fitonin, çka do te vinte ne pikëpyetje stabilitetin e vendit dhe do te rrezikonte zgjedhje te reja ne Shqipëri. Luks shume i madh e harxhime kolosale për një shtet e popull te vogel si Shqipëria.

Votë për Shqipërinë !

Kemi pune shume me te rëndësishme e halle shume me te mëdha per te zgjidhur. Nuk ka kohe per te humbur. Opozites i duhen edhe kater vjet te tjera qe te zene peshkun e pushtetit….

Me fjale te tjera vota ime per Sali Berishen eshte vote edhe per opoziten. Ajo ka nevoje te piqet politikisht, te fitoje autoritet, seriozitet dhe besueshmëri. Te freskohet dhe spastrohet nga xhaketat e vjetra e te korruptuara te tipit Gjinushi….. Asaj i duhen edhe kater vjet qe te arrije ate shkalle. Me Berishen nuk do te ndodhte nje gje e tille! Detyra aresore e Shqipërise sot eshte futja ne Bashkimin Evropian. Lejtmoviti i levizjes per demokraci ne Shqipëri ishte e mbetet " E duam Shqipërine si gjithe Evropa!". Para dy javesh Evropa votoi per te djathen e cila ka shumicen ne Parlamentin Evropian, organin me te larte te saj. Duke votuar per te djathten dhe Sali Berishen edhe ne Shqipëri e shkurtojme edhe rrugen drejt Evropes, pasi jemi ne rrjedhën e saj te natyrshme.

Per kete Berishes i duhen edhe kater vjet me shume. Me shume se Sali Berishes, ato i nevojiten Shqipërise dhe popullit te saj.

Kjo eshte edhe arsyeja kryesore pse une do te votoja per Sali Berishen! Vota ime per Sali Berishen para se te jete vote per personin e tij se pari e mbi te gjitha eshte vote per Shqipërine dhe popullin e saj.

Sot vota ime eshte per Sali Berishen, per Shqipërine… Neser perseri do ta kritikoj. Jo mbrapa shpine e pas ferrave te internetit, por hapur… Do ta kritikoj sepse me shume se Sali Berishes ia dua te miren Shqipërise dhe demokracise se saj.

Është pikërisht Shqipëria dhe interesat e saj qe me bejne sot te votoj per Sali Berishën…. Nesër prapë do ta kritikoj. Do ta kritikoj sepse ia dua te mirën Sali Berishës e mbi te gjitha Shqipërisë!

Shënim: Opinionet e rubrikës nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht qëndrimin redaksional të agjencisë NOA

KOMENTE