Tiranë, 16 qershor, NOA - "Duam që zgjedhjet të jenë të lira dhe t'u largohemi në mënyrë përfundimtare episodeve evidente me natyrë politike që ndodhin në kuadrin e tyre.
Me këtë apel, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u është drejtuar gjithë qytetarëve në fjalimin që mbajti në aktivitetin e organizuar prej Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian mbi pjesëmarrjen e gruas në politikë.
Sipas tij, zgjedhjet e 28 qershorit, duhet që me çdo kusht të jenë të lira, në mënyrë që ne të kemi mundësi të tregojmë se "rruga drejt Bashkimit Evropian nuk ka për të qenë një rrugë e ngushtë, por një bulevard i gjerë".
"Dua të inkurajoj procesin e zgjedhjeve të qershorit", ka thënë më pas kreu i shtetit, i cili edhe para pak ditësh ka linçuar mesazhe të njëjta për zgjedhje të lira e të ndershme, gjatë një aktiviteti, i cili gjithashtu kishte si temë kryesore pjesëmarrjen e gruas në politikë.
"Pjesëmarrja e grave në funksion të zgjedhjeve do të jetë shumë e rëndësishme. Sepse gratë janë mesazhieret më të mira të zgjedhjeve, sepse në formimin e tyre ato kanë një strukturë të rëndësishme", tha ndër të tjera kryetari i shtetit.
n.e/NOA