English

Vendimi i ri për rritjen e pagave, sa përfitojnë mjekët dhe infermierët

Tiranë, 16 qershor, NOA - Për gati 10 mijë persona të sektorit shëndetësor, do të nisë që ditën e sotme sistemi i ri i rritjes së pagave.

I fuqizuar nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave, bëhet fjalë për një fond të përgjithshëm prej 307 milionë lekë deri në fund të 2009-ës.

Sipas tij, parashikohet që paga mujore e mjekëve që do të punojnë në zonat e thella malore, të arrijë në 79 mijë lekë të reja në muaj, ndërkohë që paga mesatare e një mjeku sipas shtesës së re të pagës pas këtij vendimi, të kap shifrën e 60 mijë lekëve të reja në muaj.

Rritja më e lartë është parashikuar për mjekët që mbulojnë zonat qendrore 16.3%, në zonat fushore rritja është 11.2%, në atë kodrinore është 9%, ndërsa për mjekët në zonat malore është 4%.

Edhe pagat e personelit të sektorit të infermierisë do të pësojnë një rritje me rreth 13%. Nga 1 maji, pagat e infermierëve me arsim të mesëm profesional, nga 28 000 lekë që ishin, bëhen 32 000 lekë.

Nga kjo rritje përfitojnë mbi 6700 infermierë, me një efekt financiar deri në fund të viti 2009 rreth 186 milionë lekë.

n.e/NOA

KOMENTE