Shkodër, 17 qershor NOA - Një 20-vjecar për pak ka rrezikuar jetën pasi motori me të cilin ai po udhëtonte u përplas me një makinë.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugorë Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Kompleksi i Zmijanve, kur Mirsad L., 20-vjeç, ka qenë duke udhëtuar me mjetin motorçikletë tip-Piago, me targa SH 454 D, por si rezultat i një parakalimi të gabuar, është përplasur me mjetin tip-Ëolksvagen, me targa SH 2824 D, që drejtohej nga 47-vjecari S.D.
Për pasojë drejtuesi i motorçiklëts, Mirsad L. ka pësuar dëmtime trupore duke thyer këmbën dhe aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku ka kryer të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të 20-vjeçarit Mirsad L. do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit për veprime të mëtejshme.
k.k/NOA