English

Ekstradohet Hasabelliu, vrau për gjakmarrje në Belgjikë

Tiranë, 17 qershor NOA - Ekstradohet nga Italia një person i shumëkërkuar për vrasje nën motive gjakmarrjeje, krim i dyfishtë mes shqiptarësh i ndodhur në Belgjikë.

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana konfirmoi para pak minutash për agjencinë e lajmeve NOA, ekstradimin e 35-vjeçarit nga qyteti i Fierit, Geron Hasabelli.

Ekstradimi i shtetasit shqiptar u bë nga Milano e Italisë, drejt Shqipërisë për llogari të drejtësisë shqiptare, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Romën

"Ekstradimi i tij u krye pasi Gjykata e Rrethit Fier, me vendimin nr. 461, datë 15 shtator 2008, ka vendosur masën e arrestit me burg për veprat penale të "vrasjes me paramendim dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit", sqaroi Policia e Shtetit.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 17 mars të vitit 2002 rreth orës 17.15, në lokalin "Prehistori" në lokalitetin Antverp të Belgjikës.

Dy vëllezërëit Erion dhe Geron Hasabelli, kanë qëlluar me armë Kasandër Nogën dhe Julian Çelën, që të dy nga Fieri, duke vrarë Julianin dhe plagosur rëndë Kasandrin. Ngjarja ka ndodhur për qëllim gjakmarrje, pasi Julian Çela dhe Kasandër Noga, kishin vrarë babanë e vëllezërve Hasabelli.

a.k/NOA

KOMENTE