Tiranë, 17 qershor NOA Update - Presidenca ka vendosur të tërheqë dekretin për zgjedhjet e pjesshme vendore duke shqyrtuar një datë tjetër që pritet të shpallet gjatë 24 orëve të ardhshme.
Lajmin e bënë të ditur burime zyrtare nga Presidenca e Republikës. Ato thanë se është tërhequr dekreti i sotëm, 17 qershor 2009 dhe brenda ditës së Enjte, do të shpallet një dekret tjetër.
Presidenti, Bamir Topi kishte dekretuar sot caktimin e datës së zgjedhjeve në Komunën Ballagat, Qarku Fier, që sipas dekretit, do të jetë të jetë e diel por në fakt data e vendosur korrespondon me ditë të mërkurë.Presidenca tha se ishte një gabim i cili do të korrigjohet menjëherë dhe dekreti, në fakt, u fshi edhe nga faqja zyrtare e Presidencës, gjithsesi, ju mund ta gjeni në foton që shoqëron lajmin.
Dekreti në nenin 1 përcaktonte se "Zgjedhjet në Komunën Ballagat, Qarku Fier, të zhvillohen ditën e diel, më datë 29 korrik 2009".
k.k/NOA
Lexoni lajmin pararendës: Gafa e Presidentit Topi, dekreton zgjedhjet për ditë të mërkurë