English

Kandidatët e PD-së në Durrës: Rikonfirmoni në pushtet PD, për të realizuar ëndrrën tuaj

Durrës, 17 qershor NOA - Kandidatët e Partisë Demokratike në Durrës, Igli Cara dhe Albana Vokshi zhvilluan sot me qytetarët ku u premtuan atyre se në mandatin e dytë qeverisës do të rriten investimet në qytetin bregdetar.

Ata thanë se gjatë mandatit të parë qeverisës të Partisë Demokratike, në Durrës u investua 10 herë më shumë, se në 8 vitet e socialistëve.

Në bashkëbisedimin me banorët e lagjes nr.10 në Durrës, Â Igli Cara dhe Albana Vokshi theksuan reformat e qeverisë "Berisha" që mundësuan dyfishimin e pagave , pensioneve, investimet në infrastrukturë, anëtarësimin në NATO dhe aplikimin për statusin e vendit kandidat për në BE.

Kandidatët e PD-së në Durrës, Vokshi dhe Cara iu bënë thirrje votuesve që të rikonfirmojnë në pushtet Partinë Demokratike, për të vazhduar reformat që do të realizojnë ëndrrën e shqiptarëve "Anëtarësimin në BE".

k.k/NOA

KOMENTE