Korçë, 17 qershor, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë mundësuar kapjen e të shpallurit në kërkim, Klevis Koraqi, 26-vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Korçës, pasi ndaj tij rëndon akuza e largimit nga vendi i aksidentit rrugor për të cilin dyshohet se është shkaktuar prej tij.
Sipas të dhënave policore për këtë person, ai rezulton të jetë dënuar edhe më parë për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Konkretisht, ai ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Korçës me vendim nr.1121 të datës 01.10.2008 e ka dënuar me 8 ditë burg për veprën penale të "Largimit nga vendi të aksidentit", parashikuar nga neni 273 i Kodit Penal.
n.e/NOA