Kavajë, 17 qershor NOA Update - Policia e Komisariatit të Kavajës, ka konfirmuar arrestimin në kushtet e flagrancës, të autorit të dyshuar të vrasjes së mëngjesit të sotëm në zonën turistike të Golemit.
I arrestuari është Halil Buletini, 45 vjeç, lindur në Lekaj, Kavajë dhe banues në fshatin Qerret, Golem. Ai përballet me akuzën për veprën penale të "vrasjes me paramendim".
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme në ambientet e fshatit turistik Qerret, komuna Golem.
Sipas hetimit, Buletini ka goditur disa herë me armë të ftohtë thikë, në pjesën e trupit, 61-vjeçarin Pajtim Selmani, banues në Tiranë.
I plagosuri, si pasojë e plagëve të shumta të marra në trup, ka gjetur vdekjen në Spitalin e Durrësit, rreth orës 03.00 të ditës së sotme.
Paraprakisht, policia tha se dyshohet se kjo vrasje ka ndodhur për motive të dobëta. Në vendin e ngjarjes nga grupi hetimor u kryen të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale.
Ndërkohë po punohet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Kavajë, për sqarimin e rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarje.
e.l/NOA
Lexoni lajmin pararendës duke klikuar këtu:
Vret me 18 goditje thike, pronarin e kompleksit të vilave ku punonte