Tiranë, 17 qershor NOA - Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani ka dalë sot një konferencë për shtyp, një ditë pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit që bënte fjalë për trafikimin e qënieve njerëzore, duke vlerësuar të dhënat e këtij raporti.
Ministri i Brendshëm vlerësoi atë çfarë thuhet në raport se në vitin 2008 qeveria e Shqiptare tregoi përpjekje për t'u siguruar viktimave të trafikimit mbrojtje dhe asistencë. Në të njëjtën kohe ai deklaroi se qeveria ka dhënë 262,000 dollarë për financimin e strehëzës që operohet nga qeveria shqiptare për përkujdesjen ndaj viktimave.
Nishani vlerësoi se Shqipëria me vlerësimet e këtij raporti është tashmë në nivelin e shumë vendeve të Bashkimit Evropian për sa i përket trafikimit të qenieve njerëzore.
Ndërkohë që në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe Zëvendësministrja e Brendshme, Iva Zajmi e cila ka në juridiksion luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Ajo tha se gjatë vitit të kaluar ka një rritje të aktiviteteve parandaluese mbi trafikimin si dhe vuri theksin tek angazhimet maksimale të qeverisë në këtë drejtim.
Që prej periudhës Nëntor 2007, Ministria e Brendshme ka vënë në dispozicion një numër falas që funksionon 24 orë për viktimat dhe viktimat e mundshme të trafikimit
Ministria e Arsimit ka përfshirë në kurikulat e shkollave të mesme programe për rritjen e ndërgjegjësimit për rrezikun e trafikimit
Në vitin 2008, qeveria miratoi një plan veprimi kombëtar për luftën kundër trafikut, specifikisht adresoi çështje lidhur me trafikimin e fëmijëve
Ministria e Turizmit mori drejtimin në monitorimin e kodit të sjelljes për parandalimin e turizmit të seksit për fëmijët, ku 24 agjenci turistike e nënshkruan.
Â