English

Ministria e Transporteve, firmos kontratën e rikonstruktimit të rrugës Shkodër-Hani i Hotit

Tiranë, 17 qershor NOA - U zhvillua sot një ceremoni në Ministrinë e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit për firmosjen e kontratës për rikonstruktimin e rrugës Shkodër - Hani i Hotit, ku mori pjesë edhe Ambasadori italian në Tiranë si dhe Ministri Olldashi.

"Kjo ndërhyrje është pjesë e programit për forcimin e rrugës ekzistuese, të realizuar me një komponent grant të Kooperacionit për Zhvillim të Ministrise së Punëve të Jashtme Italiane, me vlerë 150. 000, 00 Euro, dhe me njw komponent kredie te bute me vlerë 21. 700. 000, 00 Euro.

Kjo pjesë përbërëse e programit është mundësuar për realizimin e të gjitha veprimtarive paraprake, si përgatitja e afateve referuese për t'u paraprirë shërbimeve inxhinierike.

Pjesa e kredisë kontribuon për mbulimin e kostos së projektit, realizimin dhe drejtimin e punimeve në brendësi të aksit rrugor, që lidh rrugën Shkodër-Hani i Hotit me kufirin me Malin e Zi" thuhej në deklaratën e ministrisë së Transporteve lëshuar pas ceremonisë.

Sipas ministrisë së Transporteve, shoqëria e ngarkuar për realizimin e punimeve është shoqëria italiane ATI Claudio Salini S. p. a. & Salvatore Matarrese S. p. a. që do të nënshkruajnë kontratën me Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit të Shqipërisë me një vlerë prej 25. 329. 730, 00 Euro.

k.k/NOA

KOMENTE