Xiamen, 17 qershor, NOA - Janë 18-vjeç dhe secila prej tyre e adoptuar nga i njëjti, por nuk e dinin se ishin motra me njëra-tjetrën.
Por e kanë zbuluar këtë gjë vetëm falë ngjashmërisë së tmerrshme që kishin së bashku, të cilën e kanë vënë re pak nga pak duke nxjerrë në dritë më pas edhe detajet më intime.
Kështu, kinezet 18-vjeçare Zhuang Yanhong e Gong Jingjing kanë katër nishane në vende të njëjta të dorës së djathtë, u interesojnë gjërat e njëjta, madje punojnë edhe në të njëjtën kompani.
"Na interesojnë gjërat e njëjta, kemi hobi dhe vese të njëjta", ka thënë Zhuang. Në fillim vajzat kishin menduar se ngjashmëria e tyre ishte vetëm një rastësi, mirëpo Zhuang është e adoptuar, e pasi që vajzat janë takuar, edhe Gongut i kanë pranuar prindërit e saj se edhe ajo ishte adoptuar nga e njëjta krahinë sikur edhe Zhuang. Vajzat tani janë të sigurta se janë binjake. "Nuk do të bëjmë fare testin e ADN-së. Pa marrë parasysh të gjitha, ne jemi motra", ka thënë Gong.
n.e/NOA