English

Plagosi një person dhe kundërshtoi forcat e policisë, vihet në pranga

Pogradec, 17 qershor, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 48-vjeçarin Agim Çekiçi, pasi ndaj tij rëndon akuza e plagosjes së një personi dhe ajo e kundërshtimit të forcave të policisë pas ndërhyrjes së tyre për të shuar konfliktin mes tyre.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë pasi ai ka goditur me mjetë të forta 17-vjeçarin Gj.G. banues në Pogradec, duke i shkaketuar dëmtime, por për fat gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet e ditur se në momentin që kanë shkuar punonjësit e policisë për të kryer detyrën e tyre, ai i ka kundërshtuar dhe fyer në krye të detyrës.

Ndaj këtij personi rëndojnë akuzat për veprat penale të "Plagosjes së lehtë me dashje", "Kundërshtimit të punonjësit të policisë" dhe "Fyerje për shkak të detyrës"parashikuar nga nenet 89,236/2 dhe 239 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE