Shkup, 17 qershor, NOA - Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Filip Riker deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës me padurim presin që Maqedonia të bëhet anëtare e Aleancës së NATO-s.
"Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama në samitin e NATO-s në Strasburg deklaroi se SHBA-të me padurim presin që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s. Nga pavarësimi i Maqedonisë deri më tani, ndihma amerikane për Maqedoninë për tu përgatitur për integrimin evropian arrin pothuajse 1 miliard dollarë", theksoi ambasadori amerikanë, i cili mori pjesë në Konferencën e parë botërore të diasporës së bashkuar maqedonase në Uashington.
NOA-INA