Korçë, 17 qershor, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar Gëzim Agastrën, pasi në gjendje të dehur, kur ka shkuar në shtëpi, ka goditur nënën e tij të moshës 45 vjeçe, lindur dhe banuese në fshatin Baban të Devollit, duke i shkaktuar asaj dëmtime të lehta në kokë dhe në fytyrë.
Janë kryer veprimet proceduriale për veprën penale të "Plagosjes së lehtë me dashje", parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal në ngarkim të këtij personi, i cili do të ndiqet në gjendje të lirë.
n.e/NOA