Nga Hamdi Dega
Nju Jork - Për agjencinë e Lajmeve NOA
Parathënia e një turpi
Nuk ka sharje te fjalorit shqip, nuk ka fyerje te enciklopedive boterore, ne shume raste edhe ne gjuhe te huaja, qe nuk u perdoren kunder njeri-tjetrit. Eshte turp ti themi vetes shqiptar. Eshte mashtrim ti themi vetes qytetar. Eshte fatkeqesi ta quajne veten njerez nje pjese e jona per te mos permendur pseudonime te ndyra e sharje qe nuk i mban asnje faqe gazete. Eshte fjala per qindra bashkebisedimet e hapura (catet) ne internet ne gazeta e mjete te tjera te informacionit masiv.
Ne vend qe te diskutojme se cfare duhet te bejme per Shqiperine, per ta bere ate me te bukur, me te mire, per ta ruajtur e perparuar se bashku demokrati me socialistin, republikani me monarkistin, ballisti me liberalin, Sali Berisha me Edi Ramen, Ilir Meta me Bamir Topin, Mimi Kodheli me Jozefina Topallin, Nard Ndoka me Nikoll Lesin, Leka Zogu me Sabri Godon...
Emigranti me vendaliaun, kosovari me çamin, malesori me labin, . . ne shajmë nenat e motrat e njera tjetrit, nxjerrim ne driten e diellit dhe faqet e internetit injorancen tonë...
Me e keqja nje krahinizem pervers deri ne cmenduri, qe i paraqet tropojanët si "çeçenë", "bashkejetues te ujkut", "maloke te pagdhendur" qe u "duhen thyer kafkat" çfarë nuk i paraqet. Pjese e kesaj loje te felliqte behet edhe ndonje tropojan vertete i pagdhendur qe ne vend te tregoje se çfarë është vendlindja dhe bashkevendasit e tij pergjigjet me "djegie per se gjalli " per hir te ketij e atij. Shyqyr qe ishte beteje llogjesh interneti e jo prej verteti se do te ishte bere hataja aq sa do te harrohej 97-a. ( ! ) Te ndash Vloren nga Tropoja, Kukesin nga Fieri, Korcen nga Shkodra, Prishtinen nga Tirana, Dibren nga Gjirokastra, Ulqinin nga Tetova. . . . eshte njesoj sikur te copetosh trupin e nje njeriu, trungun e nje kombi. . . . Kete kane bere dhe synojne ta bejne te gjithe armiqte e shqiptarizmit: serbi, greku... Te quash tropojanin çeçen eshte njesoj si te quash vlonjatin muxhahidin apo fierakun fedain, himariotin grek apo ulqinakun e mitrovicasin shka. . .
Liria e fjales, liria e mendimit eshte shtylla e demokracise. Por jo liri per te share. Jo liri per te vrare as me plumba e as me fjale! Liria ime shkon deri aty sa nuk prek lirine tende. Përndryshe ajo degjeneron ne skllaveri te shkalles me te ulet si per mua dhe per ty.
Perlë natyrore
Nuk eshte aspak me i bukur Uji i Ftohte i Vlores se Lugina e kristalte e Valbones, nuk eshte aspak me terheqes Syri i Kalter i Sarandes se Syri i Zi i burimit te Valbones, nuk qendron aspak me lart Llogaraja e Vlores e as Ksamili i Sarandes se Kungji i Armeve apo Bira e Kusise, nuk ka asgje me shume Viroi i Gjirokastres se Shtrejti natyror i Shoshanit apo Lkeni ( Liqeni) i Dashit apo Kreshta e Koigecit.
Ndofta te gjitha pyjet e Shqiperise te marra se bashku nuk prodhon aq oksigjen sa prodhojne Tangalla mijeravjecare dhe e virgjer e Strugit (ku edhe ne mes te dites me diell, ne mes te veres te duket sikur je ne xhunglat e Amazones apo ne mesin e nates nga lisat gjigande mijeravjecare ku kurre nuk ka shkelur kemba e njeriut) dhe masivi mijera hektaresh i Kurores se Gështenjave te Tropojes. . . . Pa fole per Tyrben e Shkelzenit e Majen e Hekurave, per Bjeshket e Nemuna, per Lugun e Thive e Markofcen, per Sylbicen e Lugun e Vocit.
Tropoja eshte nje perle natyrore a pashoqe. Më ka rënë rasti te shëtis shume vende te botes nga Stepat Ruse e deri ne Patagoni, nga Alaska e deri ne Zelanden e Re, nga Muri i Madh Kinez e deri ne Xhunglat e Amazonës. Nuk me ka rene rasti kurre te shoh nje zonë aq te bukur sa Tropoja dhe perlat e saj natyrore. Nuk me ka rene rasti kurre te shoh nje truall aq te pasur me pasuri te mbi e nentokes qe nga rreth 200 lloje bimesh mjekesore e aromatike e deri tek kromi i Rragamit e Kamit, boksitet e Valbones e Majes se Hekurave dhe kuarcin e Kerrnajes, qe nga ushqimi i trurit- geshtenja e deri tek trofta alpine" Pikaloshja" e biologut Rustem Cokaj.
Në pararojë të demokracisë
Pasuria mbi pasurite e Tropojes jane bijte e bijat e saj te shquar per hijeshine e trupit, por edhe bukurine e mendjes qe kane bere emer te shquar jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne mbare boten. Jane mbi 50 kurbetlinj tropojane vetem ketu ne Amerike qe jane milionere apo multimilionere. Njeri prej tyre Hamdi Neza eshte ndofta shqiptari me i pasur ne krejt Amerike bashke me Hasan Byberin, vellezerit Bytyci e te tjere... Të pajisur me nje zgjuarsi natyrore dhe me nje bukuri natyrore, atyre po u shtohen edhe shume te tjere ne Evropen Perendimore e ne Shqiperi.
Tropoja eshte nje nga rrethet e para ne Shqiperi qe jo vetem siguroi mbulimin e plote te saj me kuadro me arsim te larte, por edhe "eksportoi" shume prej tyre megjithe diskriminimin qe nga fyerja edhe sot e pranishme ne komentet e internetit dhe ne mendesine e semure "malokë" e deri "çeçenë".
Gjate viteve 1985- 1990 pothuajse te gjithe tropojanet qe mbaruan shkollat mesme vazhduan shkollat e larta, çka ndikoi edhe ne faktin qe studente dhe intelektuale tropojane qene ne krye te levizjes demokratike me heroin e demokracise Azem Hajdari, Kryeministrin e sotem Sali Berisha, Besnik Mustafaj, Bardhyl Ukcama, e shume te tjere.
Eshte kollaj te rrahesh gjoksin sot si flamurtar e hero i vonuar i demokracise, por eshte zor qe perballe tankeve dhe bajonetave te diktatures me te eger komuniste ne bote te deklarosh se " kam nje djale por per liri e demokraci jam gati te sakrifikoj edhe jeten e tij dhe te krejt families" sic, deklaroi Azemi ne dhjetorin e 90-es. E mbajti fjalen. Po aq heroike ishte edhe akti i shoqes sime te klases Valbona Doci kur e gjakos nga policet e Agim Shehut e SHIK-asit te Gazidedes ne mbrojtje te votes se lire me 28 Maj 1996. Heronjt i bëjnë aktet më shumë se situatat heroike.
Fakte të gjalla bese e burrërie
Tropojanet jane simbol bese dhe burrerie. Ajo ishte streha apo vendlindja e heronjve te kombit si Bajram Curri e Ise Boletini, Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Azem me Shote Galicen e shume heronjve te tjere. Ajo eshte treve bese e ndershmerie.
Historikisht ajo ishte ne pararoje te kryengritjeve shqiptare ne fillimin e shekullit te kaluar jo vetem per lirine e pavaresine e vet nga otomanet turq, por edhe nga barbaria sllavo- serbe kunder Kosoves dhe vet asaj si vazhdim natyror i saj.
Malesia e Gjakoves, sic njihet ndryshe Tropoja, ishte jataku dhe streha mikpritëse e luftetareve per liri te Kosoves brez pas brezi. Ajo u dogj e shkrumbua deri ne themele tri here nga hordhite gjakatare serbe.
U dogj e shkrumbua por kurre nuk u gjunjëzua as ne luften e fundit kunder makines se terrorit te Milloshevicit kunder popullit te Kosoves, kur ajo u kthye ne strehe mikpritese e vater e ngrohte per mijera vellezer e motra shqiptare te Kosoves. Kullat e saj u goditen me topa e raketa, por qendruan dhe se bashku me vellezerit tane te nje gjaku e te nje gjuhe, te nje fati historik e nejerzor dolen fitimtare.
Bij te Tropojës si Tahir Sinani i renditen emrat e tyre me shkronja te arta përkrah heronjve te Kosoves, Presheves, Medvegjes e Bujanovcit, te Tetoves e Kumanoves ne luftrat e fundit per liri. Ata jane heronj te lirise e pavaresise se Kosoves, ku nderohen po aq ne mos edhe me shume se ne vendlindjen e tyre natyrore, Malesine e Gjakoves.
Kullë lirie e ndershmërie
Pjese e kesaj historie te lavdishme eshte edhe Kulla e Rame e Zeqir Halilit, babait dhe axhes se respektuar te Sali Berishes. Ajo u kthye ne nje baze e strehe e sigurte e UCK-se dhe luftetareve per liri te Kosoves.
Mund te besh shume kritika e verejtje per politiken e mëparshme dhe te sotme te Sali Berishes. Nuk ka se si ndodhe ndryshe: kush punon edhe gabon. Po askush nuk mund ta akuzoje Sali Berishen per mungese serioziteti. Sa ishte serioz e skrupuloz ne fushen e kardiologjise kur iu fut asaj, aq bile edhe me serioz e tregoi dhe po e tregon veteven ne fushen e politikes. Asnje pune ai nuk i futet me dy mendje. . . Kij inatin por jepi hakun edhe kundershtarit. Realiteti eshte realitet edhe kur nuk me vjen per hosh mua.
Me gjeni nje lider politik me serioz e me punetor se Sali Berishen dje, sot. . . . Nesër inshalla do t'ia kalojne shume te tjere per te miren e Tropojes dhe Shqiperise.
Nuk ka shqiptar brenda e jashte Shqiperise te sjelle nje fakt korrupsioni ose dallavereje financiare te Sali Berishes, megjithese personalisht jam kundërshtar politik e jo ushtar i tij(!?)
Persa i perket shpifjeve per vajzen e dhendrrin e tij do tu thoja akuzuesve te tyre turp e faqja e zeze per ju se cdo pasuri e tyre eshte e mbuluar teresisht nga pagat e larta me UNMIK-un e KFOR-in ne Kosove. Mos valle djali dhe vajza e tij duhet te rrinë papunë e te heqin dore nga profesionet e tyre vetem per te kenaqur kundershtaret e tij!?
Mos valle femijet e tij duhet te behen fli te "moralit proletar" dhe "dhjetë tipareve te komunistit"!? Të përgojosh djalin e tij eshte po aq e paturpshme sa përgojimi i sëmundjes se djalit te Edi Rames… Per ata qe përgojojnë kombësinë e bashkëshortes se tij, turp e faqja e zeze se ajo eshte nderi i gruas shqiptare ne te gjithë drejtimet. . .
Atdheu i madh fillon te vendlindja e vogël
I sugjeroj Kryeministrit Berisha te ndjeke shembullin e nenes se demokracise SHBA-se. Gati te gjithe keshilltaret me te afert te Presidentit te sotem Barak Obama jane nga Ilinoisi, shoke e miq besnike te tij. Jo nga ata qe hane te Berisha e lehin tek Nanoja apo Rama, jo nga ata qe hane tek Lulashi e lehin tek Marashi, sic thone lekbibasit tane. . . . Jo! Ajo eshte pabesi e jo trimeri politike! E kam deklaruar qysh ne qershor te vitit 1992 publikisht se persa kohe pranoj karriken, rrogën e Berishes do ti qëndroj besnik deri ne vdekje bukes se femijeve te mi dhe fjales se dhene. . . . Edhe sikur roje garazhi
te pranoja te ishja! Ka rregulla ne Bradozhnice, themi ne Tropojanet. Themi, por jo gjithnje veprojme ashtu. . . . Berisha eshte vigjilent dhe nuk i ka shume qjef vithedredhjet politike. Deri tani koha i ka dhene te drejte.
Vec duhet te ruhet shume nga berrylat shume te gjate dhe gjuhet shume helmuese te tropojaneve kunder tropojaneve, çka mbetet semundja me e keqe e kesaj treve dhe e Ballkanit ne pergjithesi. Duam te jemi te gjithe bajraktare pa qene as te paret e katrundit!
Mbi 80 për qind e qarqeve drejtuese te superfuqise dhe "Mekës se demokracise" boterore gjate tete vjeteve te fundit ishin nga vendlindja e Bushit, Teksasi.
Keshtu ka ndodhur historikisht me te gjithe presidentet e saj nga Uashingtoni e, deri sot. Atdheu i madh filIon tek vendlindja e vogel. Aq me teper qe Berisha pati rastin ta shohe me syte e tij dhe ta provoje 97- en, kur e braktisen te gjithe pervec tropojaneve qe i qendruan besnike deri ne proven e zjarrit. . . E shoku e shok e miku mik ne furtune e ne rrezik! Nuk mund te duash as Ameriken e as Evropen, as Shqiperine e as Kosoven nese nuk don se pari vendlindjen tende te vogel. Atdhe do te thote dhè i atit, i babes. Memedhe do te thote Dhe i nenes. Pikerisht tek ai Dhe i vogel filIon Atdheu i madh. Nuk mund te jesh as Amerikan i mire e as Evropian i mire pa qene se pari shqiptar i mire. Nuk mund te jesh kurre shqiptar i mire pa qene tropojan, vlonjat, tiranas, shkodran...i mirë…
Sakrificë apo privilegj
Ndaj te ngresh zerin kunder disa qindra tropojaneve e malësorëve te Veriut qe u detyruan te braktisin vendlindjen e tyre si shume te tjerë kudo ne Shqiperi dhe krijuan Bathoret e Kenetat rreth qyteteve te medha do te thote te jesh jo vetem miop por edhe dashakeq …
Ata nuk i sollen as gradat dhe as ofiqet e Enverit, nuk i sollen as Enveri e as partia por i solli mundi e djersa e vet dhe ne toka e vende djerre ngriten shtepi e katandi nga a para, duke treguar se dine te punojnë, te ndërtojnë e jetojnë si qytetari me i mire. Fdhe mos harroni se lëvizja e tyre nga vendlindja e tyre perle, Tropoja, eshte sakrifica me e madhe
jo privilegj per ta. Me nje politike me te mire e me te drejte zhvillimi, shume shpejt jo vetem ata. por edhe shume tropojane e malesore te tjere edhe ketu ne Amerike do te ktheheshin ne perlen e tyre natyrore e njerezore, Tropoje.
Si eshte e mundur qe ndersa i kerkojme grekut e italianit, gjermanit e amerikanit, francezit e australianit qe te pranojne e legalizojne, qe te punesojne e shkollojne sa me shume emigrante shqiptare, ngreme zerin kunder shqiptareve qe jane vendalinj ne cdo cep te Shqiperise, ne cdo cep ku i thuhet bukes buke e ujit uje dhe nuk kane pse marrin leje te asnje parti as qeveri se ku do te jetojne e punojne.
Levizja e lire e njerezve, mallrave, ideve, sherbimeve eshte baza e demokracise. Ajo eshte vete liria per te cilen historikisht kane kontribuar aq shume tropojanet ndaj eshte detyre e nder për cdo qeveri që t'ua shperbleje sadopak ate kontribut dhe sakrifice.
Ne vend tu jepet dora e te ndihmohen me shume se kushdo nga cdo qeveri qendrore e lokale, neperkemben e diskriminohen deri edhe gjuhesisht si "çeçenë", maloke te trashe". Sikur tapite e Tiranes dhe qyteteve te medha ti kishin vetem nje grusht i perzgjedhur ardhanakesh nga vende "ku pulat hanin gure dhe u zune vilat e pronat e krijuara me mund e djerse nga breza te tere pasunarëh.
Pak mund e shumëmend
Ndaj tropojanet nga Kryeministri e deri tek keshilltari me i fundit ne Bradozhnice apo Currajn e Eperm duhet te bejne me shume per Tropojen per mireqeverisjen e saj. Eshte e pafalshme qe Tropoja qe lundron mbi lumenje e liqej drite te mbetet ne terr sot. Vetem me hidrocentralet e vegjel dhe te mesem te lene pasdore e ndryshkuar nga korrupsoioni i qeveritareve blu e roze, nga ministrat e korruptuar te Nanos e Berishes, nga KESH-i i korruptuar dhe krejt i paafte, pa llogaritur Fierzen e Komanin qe kane shtratet e tyre ne Tropoje, do te prodhonin energji sa per te furnizuar jo vetem te gjitha fshatrat e qytezat e Tropojes por edhe deri Gjakoven, Decanin, Pejen e deri ne  Mitrovice.
FUND
Botuar me shkurtime
Shkrimet e rubrikës "Opinion" nuk prezantojnë domosdoshmërisht qëndrimin redaksional të Agjencisë NOA
Â