English

Vret me 18 goditje thike, pronarin e kompleksit të vilave ku punonte

Kavajë, 17 qershor, NOA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur një person i cili punonte si roje në një kompleks vilash ka goditur për vdekje plot 18 herë me thikë pronarin e tij.

Burimet policore bëjnë të ditur për agjencinë e Lajmeve NOA se viktima e këtij akti është 60-vjeçari Pajtim Selmanaj, ndërsa autori i dyshuar i vrasjes, është Halil Buletini.

Për të dytin, policia pohon se ai e ka kryer krimin e rëndë në një gjendje të rënduar psikike, duke sqaruar se ai kurohej për depresion.

Por ai gjithsesi, punonte prej 8 vitesh dhe nuk mendohej se gjendja e tij mund të ishte kaq problematike, saqë të shkaktonte një akt të tillë.

Tashmë autori Halil Buletini është arrestuar nga policia dhe ai vetë ka pranuar se e ka kryer krimin e rëndë, pa iu shmangur autorësisë së tij.

Ndërsa pronari i kompleksit të vilave që mbeti i vrarë pas plot 18 goditje thikash, mësohet se ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit, pa mundur t'u rezistojë dot atyre.

n.e/NOA

KOMENTE