English

Xhufi: LSI është një parti me pak fjalë dhe shumë vepra

Tiranë, 17 qershor NOA - Përfaqësuesit e LSI-së kanë zhvilluar sot një takim me banorët e njësisë nr. 2 në Tiranë.

Banorët e kësaj njësie kanë pritur kryetarin e LSI dhe kandidatin për deputet Pëllumb Xhufi, kandidatin tjetër për deputet Shezai Rrokaj dhe drejtues të tjerë të LSI, si Kryetarin e KDK Edmond Haxhinasto, Nënkryetaren Filloreta Kodra dhe Sekretarin Organizativ për Tiranën, Elez Gjoza.

"Në këto pak ditë që na ndajnë nga zgjedhjet, kryetarë të partive të ndryshme po mundohen të blejnë elektoratin shqiptar dhe në emisionet televizive, duke premtuar të njëjtat gjëra që kanë premtuar edhe në të shkuarën. Ndërsa LSI është një parti e pak fjalëve dhe e shumë veprave, të cilat mishërohen në programin e saj shumë të realizueshëm" tha Xhufi.

"Programi i LSI ka kapur pikat nevralgjike, ka kapur punësimin, riaktivizimin e sektorëve vitalë, si bujqësia, industria e përpunimit të lëndëve bujqësorë, është vetë arsimin, angazhimi ynë për të futur shkencën në shkollë. LSI është partia juaja, e dëshirave tuaja, e ëndrrave tuaja dhe realizimit të tyre. Ne do të realizojmë ato që premtojmë, nuk shpërdorojmë kurrë votat e shqiptarëve. "-u shpreh shtoi më tej Xhufi.

k.k/NOAÂ

KOMENTE