Gjirokastër, 18 qershor NOA - Aksidentohet kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës, Shpresa Joanidhi.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në aksin Pogradec-Përmet. Mësohet se Joanidhi po udhëtonte me makinën tip "Benz" kur ka dalë nga rruga.
Në ndihmë u ka ardhur patrulla e policisë e cila ndodhej me shërbim pranë vendit të aksidentit.
Kandidatja Joanidhi u transportua menjëherë në spital, për të marrë ndihën e parë mjekësore. Më pas ajo u dërgua në Spitalin Ushtarak me helikopter nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.
k.k/NOA