English

Atentat me eksploziv, vritet kreu i PDK-së në Malësinë e Madhe, Aleks Keka

Â

Shkodër, 18 qershor, NOA - Ekzekutohet përmes një atentati me eksploziv kreu i Partisë Demokristiane në Malësisë së Madhe, Aleks Keka.

Nga të dhënat paraprake të policisë për agjencinë e Lajmeve NOA, mësohet se

ngjarja ka ndodhur në një rrugë në hyrje të Shkodrës, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Policia thotë paraprakisht se makina e Kekës ka qenë me gaz dhe mendohet se rrjedhja e tij të ketë shkaktuar edhe aksidentin fatal, ndërsa një minë e telekomanduar mund të ketë dhënë sinjalin e shpërthimit të fuoristradës me të cilin ai udhëtonte.

Mësohet se bashkë me kreun e PDK-së së Malësisë së Madhe udhëtonte edhe një

tjetër person i cili ka mbetur i plagosur.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka u shpreh se 10 minuta para ngjarjes Keka kishte biseduar në telefon me të.

"Aleks Keka ishte nisur në Shkodër për të më takuar", ka thënë Ndoka.

n.e/NOA

KOMENTE