English

G99, Veliaj: Gjuha e dhunës e maxhorancës rrit klimën e frikës parazgjedhor

Tiranë, 18 qershor NOA - Kreu i G99, Erion Veliaj reagoi sot për vrasjen e Aleks Kekës.

"Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për klimën e dhunës dhe tensionin gjithnjë e në rritje në prag të këtyre zgjedhjeve parlamentare. Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme dhe këtë nuk e kanë kuptuar vetëm qytetarët shqiptarë por dhe politikanët e vjetër të cilët kanë shtuar dozën e dhunës dhe gjuhën e urrejtjes.

Duam të shprehim ngushëllimet tona ndaj familjes që ka humbur sot anëtarin e saj dhe duam të themi se nuk jemi këtu fare për të gjykuar meritat e personit që ka humbur jetën apo përkatësinë e atij që ka kryer krimin. Duam të theksojmë se kjo ngjarje është pikërisht antonimi i retorikës për zhdukjen e bandave dhe për eliminimin e krimeve" tha Veliaj.

"Jemi sot të shqetësuar për ata politikanë që e nisin karrierën e tyre duke thënë se të tjerë meritojnë ‘një plumb ballit', jemi të shqetësuar për deklaratën e zonjës Jozefina Topalli dhe për të gjithë ata poltikanë shqiptarë që çdo ditë investohen në kulturën e dhunës.

Duam tju themi qytetarëve shqiptarë ‘kurajo' sepse kanë ngelur dhe vetëm 9 ditë për të duruar klithmat dhe kërcënimet banale të këtyre politikanëve. Ka dhe vetëm 9 ditë të fushatës së fundit që i ngjan një stine vrasjesh" tha më tej Veliaj.

k.k/NOA

KOMENTE