Uashington, 18 qershor, NOA - Sekretare Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka pësuar një aksident jo të vogël, duke u ngjitur si përditë në shkallët e Shtëpisë së Bardhë.
Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mësohet se gjatë rrëzimit që pësoi në këto shkallë, ka pësuar një frakturë në bërryl.
Me anë të një komunikate të shpërndarë gjatë natës, Departamentin Amerikan i Shtetit ka sqaruar se Clinton, duhet t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale javën e ardhshme.
Ndër të tjera në këtë komunikatë jepen të dhëna se gruaja e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, u shtrua në klinikën universitare "George Uashington", vetëm pak hapa larg Departamentit të Shtetit.
n.e/NOA