Muriqan, 18 qershor, NOA - Inaugurohet sot godina e përbashkët në vendkalimin kufitar që lidh Malin e Zi me Shqipërinë, ajo Sukobinë-Muriqan.
Pika e përbashkët kufitare është e para e këtij lloji në Ballkanin perëndimor dhe ndërtohet falë ndihmës së një donacioni të BE-së prej 1.1 milionë eurosh.
Të pranishëm do të jenë edhe dy kryeministrat, ai i Malit të Zi, Milo Gjukanviç dhe ai i Shqipërisë, Sali Berisha.
Shtetasit shqiptarë dhe malazezë, përgjate hyrje-daljeve, nuk do te kenë më nevojë të paraqesin dy herë dokumentat e tyre.
Me hapjen e kësaj godine tani e tutje kontrolli do të bëhet nga një ekip miks i përbërë nga punonjës të dy vendeve, gjë e cila do të lehtësojë shumë qarkullimin dhe do ulë vonesat dhe pritjet që vihen re sidomos përgjatë muajve të verës. Të pranishëm do të jenë edhe shefat e delgacionit të Komisionit Evropian në Podgoricë dhe Tiranë, Leopold Majer dhe Helmut Lohan.
NOA-INA
Â