Tiranë, 18 qershor, NOA - Skadon sot afati i ri zyrtar i parashikuar nga qeveria shqiptare për procesin e aplikimit mbi pajisjen me karta identiteti.
Ai u përfitua pas shtyrjes me tre ditë për në qarqet e mëdha të vendit, në mënyrë që t'u jepej një shans qytetarëve pa pasaporta, të cilët nuk kanë aplikuar për karta identiteti gjatë kësaj periudhe.
Zyrtarisht, i bie që qytetarët pa pasaportë kanë afat deri sot në orën 22.00 për të aplikuar për kartat e identitetit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, zyrat e gjendjeve civile do të qëndrojnë hapur deri në orën 22:00 të ditës së sotme dhe të gjithë ata persona që do zbatojnë këtë afat do të kenë mundësi për t'u pajisur me karta edhe për të votuar ne 28 qershor. Këto të dhëna tregojnë se janë 1 milionë e 354 mijë shtetas të cilët kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik, ndërkohë që janë prodhuar 1 milion e 253 mije të tillë, prej të cilave 932 mijë e 500 të tërhequra nga qytetarët shqiptarë.
n.e/NOA