English

LSI, Gjoni: Shpresojmë që kjo ngjarje e rëndë të mos ketë ndodhur për motive politike

Tiranë, 18 qershor NOA - Zëdhënësi i LSI-së, Ralf Gjoni ka dhënë një deklaratë sot në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Malësi të Madhe, ku humbi jetën kreu i PDK, Aleks Keka.

"Shprehim keqardhjen tonë dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e Kryetarit të PDK-së në Malësi të Madhe Aleks Keka, i cili humbi jetën sot në mëngjes si pasojë e shpërthimit të automjetit të tij në rrethana ende të paqarta. Shpresojmë që kjo ngjarje e rëndë të mos ketë ndodhur për motive politike, dhe u kërkojmë organeve kompetente, zbardhjen e menjëhershme të rrethanave në të cilat ndodhi kjo ngjarje tragjike" deklaroi Gjoni. "Marrim shkas nga kjo ngjarje për t'i bërë thirrje edhe njëherë të gjitha forcave politike të tregojnë kujdes dhe maturi në fjalorin që përdorin gjatë takimeve elektorale, të ruajnë etikën e komunikimit dhe të zhvillojnë një fushatë sa më të civilizuar. LSI shpreh bindjen e saj se subjektet politike dhe përfaqësuesit e tyre kanë një përgjegjësi të veçantë për të siguruar një klimë sa më të qetë elektorale dhe për të evituar çdo deklaratë apo akt të dhunshëm që çon në tensionimin e situatës paazgjedhore. Vetëm kështu mund të garantojmë zgjedhje të ndershme e të lira dhe t'u afrohemi standardeve bashkëkohore evropiane" përfundoi Gjoni.

k.k/NOA

Â

KOMENTE