English

Postë-Telekomunikacioni i Kosovës paguan 7.2 milionë euro për celularin 4

Tiranë, 18 qershor, NOA - Bashkimi i Ofertuesve përfaqësuar nga Postë- Telekomunikacioni i Kosovës, sh.a ka likujduar në llogarinë e buxhetit të shtetit pagesën prej 7.200.000 euro bashkë me pagesat të tjera si për përdorimin e frekuencave, tarifën e shërbimit për shërbimet e radiokomunikimit, brezat e frekuencave E-GSM dhe GSM 1800, për të cilat ajo ka fituar të drejtën e përdorimit për 15 vjet.

Lajmi bëhet zyrtarisht i ditur nga Ministria e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve.

Sipas saj, hyrja në treg e operatorit të 4-t celular do t'i shërbejë nxitjes së konkurrencës në tregun e telefonisë së lëvizshme në vend dhe reduktimit të mëtejshëm të tarifave të telefonisë celulare. Në tenderin e zhvilluar në muajin shkurt për shitjen e operatorit të 4-t celular morën pjesë vetëm dy kompani, "Univers PG", që ofroi 5 milionë euro dhe PTK e Kosovës, 7.2 milionë euro. Ky i fundit mori dhe miratimin e komisionit të vlerësimit të ofertave. n.e/NOA

KOMENTE