English

Sot Samiti, Barroso rivotohet si president i Komisionit Evropian

Bruksel, 18 qershor, NOA - Komisioni Evropian mblidhet sot në një Samit të posaçëm për të zgjedhur presidentin e ri të tij, post i cili deri tani është mbajtur nga portugezi, Joze Emanuel Barrosso.

Mësohet se ai është kandidati i ri i radhës për ta mbajtur sërish këtë post dhe një gjë e tillë pritet të diskutohet sot në Samitin e BE-së.

Kjo zgjedhje është e domosdoshme pas procesit zgjedhor që u zhvillua para dy javësh për Parlamentin e ri Evropian.

Rezultatet e tij treguan se ai do të ketë fytyrën e konservatorëve, për shkak të pranisë së tyre më të madhe ndaj forcave të tjera politike.

E djathta arriti që të jetë në krye në disa nga vendet me ekonomi më të mëdhe të Bashkimit Europian si Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja.

Rezultatet përfindimtare Europarlamentin treguan një fitore të forcave të djathta prej  267 vendesh në parlamentin, i cili ka 736 eurodeputetë.

n.e/NOA

KOMENTE