English

Vallëzoi në një garë televizive ne televizion, humbet pensionin që merrte si invalid

Londër, 18 qershor, NOA - Atëherë nuk paska qenë aq rëndë sa ç'hiqej për të përfituar pensionin e invaliditetit. Sepse ai ka kërcyer mrekullisht gjatë një emisioni televiziv.

Ky ka qenë mendimi i parë që u ka hipur në kokë autoriteteve britanike të shërbimeve sociale kur kanë parë britanikun 73-vjeçar Fred Bouers të kërcente shkëlqyeshëm në televizion.

Dhe për këtë shkak kanë menduar menjëherë që t'i bllokojnë pensionin e tij të invaliditetit.

Por 73-vjeçari është rebeluar ndaj një mase të tillë duke pohuar se pensionin e invaliditetit po e merrte për shkak të plagës së marrë gjatë luftës dhe askush nuk ka të drejtë t'ia mohojë atë.

Ai vërtet mori pjesë në emisionin e shquar për zbulimin e talenteve "Britain's Got Talent", po pohon se për të vallëzuar nuk mund ta ndalojë askush.

"Do të luftoj. Nuk mund të më ndalin të vallëzojë", ka thënë ai.

Bouers se ende ka të drejtë në shtojcën prej 83 eurosh në javë, sepse për shkak të varrës së vjetër ecën me vështirësi.

"Nuk mund të ec aq gjatë, por ende mund të vallëzoj. Kur vallëzoj më shumë e përdor kokën dhe shpinën", ka sqaruar ai.Â

n.e/NOA

KOMENTE