Tepelenë, 18 qershor, NOA - Policia e Tepelenës ka arrestuar në flagrancë dy persona, të cilët po vidhnin me thyerje dhe maska një mini-market.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ata janë 23-vjeçari Ermir Pata dhe 18-vjeçari Orest Haxhiaj, të dy lindur dhe banues në fshatin Veliqot të Tepelenës.
Arrestimi në flagrancë i tyre u bë pasi janë kapur djke vjedhur një mini-market dhe në në momentin e kapjes brenda tij, atyre iu gjendën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një kapuç prej leshi me vrima tek pjesa e syve që shërbente për maskim, dy palë doreza plastike kirurgjikale , një çekiç, një kaçavidë dhe një levë hekuri që i përdorën për këputjen e drynave metalike dhe hapjen e derës së jashtme.
Gjithashtu në momentin e kapjes iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lekësh të cilat kishin mundur t'i merrnin në sirtarin e banakut, rreth 20.000 lekë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme mbi veprën penale të "Vjedhjes", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
n.e/NOA