English

Atentati ndaj Kekës, policia shoqëron 20 persona

Shkodër, 19 qershor NOA - Grupi hetimor i formuar për të zbardhur atentatin që i mori jetën dje Aleks Kekës kreut të PDK-së së Malësisë së Madhe, ka shoqëruar brenda 24 orëve rreth 20 persona.

Burime nga policia thanë se deri më tani janë marrë në pyetje më shumë se 20 persona të cilët janë në cilësinë e dëshmitarëve apo edhe të dyshuarve.

Policia nuk konfirmon ndonjë motiv konkret që ka çuar autorët në ekzekutimin e Kekës, ndërsa bën të ditur se po punohet intensivisht për të zbardhur ngjarjen.

Ndërkohë që zyrtarisht policia nuk jep detaje për pistat e hetimit në të cilat është përqendruar.

Paraprakisht dje policia deklaroi zyrtarisht të shkuarën e kreut të PDK-së së Malësisë së Madhe duke e cilësuar atë si një person me precedent të rrezikshëm kriminal.

Aleks Keka humbi jetën paraditen e djeshme teksa po udhëtonte me automjetin e tij kur një sasi e eksplozivi e vendosur në makinë shpërtheu.

Keka është përcjellë për në banesën e fundit sot rreth orës 17:00.

k.k/NOA

KOMENTE