English

Berisha në Kolonjë: Në mandatin e dytë do të 10 fishojmë investimet

Kolonjë, 19 qershor NOA - Kryeministri Sali Berisha u takua sot me qytetarë të Kolonjës, ku u premtoi atyre se qeveria e tij në mandatin e dytë do të 10 fishojë investimet.

"Unë jam sot këtu për tu zotuar para jush, se 4 vitet që vijnë do të investojmë 10 herë më shumë në rrugë, ujësjellës, kanalizime, shkollat tuaja. Sapo ka përfunduar projekti për rindërtimin e  rrugës Kolonjë -Leskovik, ju garantoj se tërë rruga do të rindërtohet. Së shpejti, do të fillojnë punimet për unazën e qytetit tuaj. Të gjitha komunat e Kolonjës kudo që ndodhen, do të lidhen me qytetin me rrugë të asfaltuara. Të gjitha fshatrat e këtij rrethi do të lidhen me qendrën e komunës me rrugë të asfaltuara. Të gjitha shtëpitë e këtij rrethi dhe të mbarë Shqipërisë, do tu garantohet uji 24 orë, gjatë mandatit të ardhshë" tha Berisha.

"Partia Demokratike në këto 4 vite ka subvencionuar fermerët e këtij rrethi 16 herë më shumë se sa Partia Socialiste. Ju garantoj se këto subvencione do të shumëfishohen dhe se ne do të subvencionojmë imputet që ju përdorni për prodhimin bujqësor, si dhe akcizën e naftës për sipërfaqen e mbjellë. Do të financojmë çdo projekt tuajin për rritjen e prodhimit, përpunimin dhe tregtimin e tij' shtoi më tej kryeministri.

k.k/NOA

Â

KOMENTE