English

Hapen doktoraturat në Universitetin Bujqësor e Fakultetin e Drejtësisë

Tiranë, 19 qershor, NOA - Me anë të një vendimi të posaçëm, qeveria ka marrë vendimin për hapjen në Universitetin Bujqësor të Tiranës të programeve të studimeve të ciklit të tretë të doktoratës sipas fakulteteve përkatës.

Sipas të dhënave, në këtë listë përfshihet fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, me doktoratën në "Bujqësia dhe mjedisi" me disa drejtime, atë në fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit me cilësimin "Ekonomi dhe agrobiznes" në disa drejtime, atë në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit, me cilësimin "Shkencat dhe bioteknologjia ushqimore", atë në Fakultetin e Shkencave Pyjore me cilësimin "Shkencat pyjore".

Sipas vendimit të qeverisë, kohëzgjatja e këtyre programeve të studimeve të doktoratës është të paktën 3 vite, ku përfshihen edhe 60 kredite për studime të organizuara.

Ndërsa doktoraturat në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, do të jenë ato në "Shkenca juridike civile", në "Shkencat penale" dhe në "E drejta publike", në përfundim të të cilit lëshohet diplomë për gradën shkencore "Doktor" (Dr.).

Edhe kohëzgjatja e këtyre programeve të studimeve të doktoratës është, të paktën 3 vite, ku përfshihen edhe 60 kredite për studime të organizuara.

n.e/NOA

KOMENTE