Novi Sad, 19 qershor, NOA - Në Novi Sad të Serbisë ka nisur të mbahet samiti i krerëve të shteteve nga 14 vende të Evropës Qendrore për t'u këshilluar mbi bashkëpunim më të mirë të mundshëm mes tyre.
Siç ka bërë të ditur zyra e presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, në qendër të takimit treditor janë gjendja ekonomike, çështje energjetike dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian.
Ndër vendet pjesëmarrëse të këtij samiti janë edhe Austria, Italia, Çekia, Polonia, Ukraina dhe Sllovenia.
Por nga ana e tij, Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, e ka anuluar pjesëmarrjen në këtë takim duke theksuar se Shqipëria kundërshton përpjekjet e Serbisë për të izoluar Kosovën.
n.e/NOA