English

Kërcënimi i deputetit Dalipi, policia identifikon dhe shoqëon autorët

Korçë, 19 qershor, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë mundësuar identifikimin dhe shoqërimin e personave që janë përfshirë në debat, duke kërcënuar deputetin socialist Alfred Dalipi, në të njëjtën kohë edhe kandidat i PS-së për zgjedhjet e ardhshme.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja ka ndodhur në fshatin Mollas të Korçës Mollaj mes deputetit Dalipi dhe personave Bilal Burimi, Gerald Burimi dhe Ferdi Xhemo, banuesë në fshatin Dvoran të Korçës.

Me marrjen e njoftimit nga ana e policisë është shkuar në adresën ku është marrë takim me kandidatin Dalipi si dhe persona dëshmitarë që kanë qenë prezent gjatë ndodhjes së debatit.

Duke qenë se kandidati për deputet ka kërkuar të bëjë denoncim pranë prokurorisë së Korçë, policia po punon për kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore procedurale.

n.e/NOA

KOMENTE