English

Legalizimet, pronësia e parcelave u kalon poseduesve të objekteve informale

Tiranë, 19 qershor, NOA - Â Në kuadrin e procesit të legalizimit, qeveria vendosi miratimin e kalimit në pronësi të poseduesve të objekteve informale të sipërfaqeve të parcelave ndërtimore, të zëna, sipas listës dhe planvendosjeve përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi, në:

- Qarkun e Tiranës, 2 772 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 811 245,48 (tetëqind e njëmbëdhjetë mijë e dyqind e dyzet e pesë presje dyzet e tetë) m2 ;

- Qarkun e Shkodrës, 29 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 8 131 (tetë mijë e njëqind e tridhjetë e një) m2 ;

- Qarkun e Gjirokastrës, 24 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 2 977,60 (dy mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e shtatë presje gjashtëdhjetë) m2.

- Qarkun e Durrësit, 397 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 142 791,40 (njëqind e dyzet e dy mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e një presje dyzet) m2 ;

- Qarkun e Beratit, 38 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 7 283,55 (shtatë mijë e dyqind e tetëdhjetë e tre presje pesëdhjetë e pesë) m2 ;

- Qarkun e Vlorës, 1 022 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 355 758,25 (treqind e pesëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tetë presje njëzet e pesë) m2;

- Qarkun e Lezhës, 201 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 45 601,90 (dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e një presje nëntëdhjetë) m2 ;

- Qarkun e Fierit, 34 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 10 004,70 (dhjetë mijë e katër presje shtatëdhjetë) m2 ;

- Qarkun e Elbasanit, 545 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 118 347,53 (njëqind e tetëmbëdhjetë mijë e treqind e dyzet e shtatë presje pesëdhjetë e tre) m2 ;

- Qarkun e Korçës, 9 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 2 070,56 (dy mijë e shtatëdhjetë presje pesëdhjetë e gjashtë) m2.

- Qarkun e Kukësit, 1 parcelë ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 162,79 (njëqind e gjashtëdhjetë e dy presje shtatëdhjetë e nëntë) m2.

Qeveria ka ngarkuar Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelave ndërtimore, të objekteve informale, nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE